Tri ushqimet speciale që mund t’i shijoni në restaurantin “Arbëresh”

09:47 | 16 Tetor 2019

Në prill të këtij viti është hapur restauranti luksoz ‘Arbëresh’ në Hajvali të Prishtinës.

Restaurati që ofron ambient të qetë, larg nga zhurma e kryeqytetit karakterizohet me meny që përfshin përgatitjen në mënyrë estetike të peshkut të egër edhe freskisë së frutave, guacave të detit edhe jo vetëm.

Kryekuzhinieri, Klejdi Rexhepi, ka përgatitur tri pjata gjatë storjes së realizuar nga ekipi i arbresh.info.

Ushqimet e përgatitura janë pjesë e menysë së restorantit.

Kujtojmë që gjatë hapjes së restorantit kanë marrë pjesë përfaqësues të shtetit si Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, zyrtarë të lartë shtetëror dhe ndërkombëtar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara