Starbucks pezullon reklamat në mediat online, mbështet fushatën botërore kundër racizmit

08:59 | 29 Qershor 2020 | Agnesa Çitaku

Edhe gjiganti i kafesë, Starbucks ka njoftuar se do të pezulloj reklamat në disa platforma të mediave sociale.

Kjo do të bëhet në kuadër të fushatës botërore kundër racizmit, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.

Zëdhënësi i starbucks i ka thënë BBC se pauza e mediave sociale nuk përfshin YouTube-n.

Ai ka shtuar gjithashtu se për arritjen e vendimit ishin bërë diskutime të brendshme dhe me partnerë mediatik e organizata për të drejtat civile.

Ky vendim kishte ardhur pasi edhe disa marka të njohura si përfshirë Coca-Cola, Diageo dhe Unilever i janë bashkuar kësaj fushata dhe kanë ndaluar reklamimin në rrjete sociale.

Ditë edhe parë edhe Coca-Cola kishte njoftuar se do të pezulloj të gjithë reklamat në mediat sociale globalisht për të paktën 30 ditë.

“Nuk ka vend për racizëm në botë dhe nuk ka vend për racizëm në mediat sociale”, tha, James Quincey ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara