Sot seanca e Kuvendit, pritet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, në rend dite edhe buxheti

07:03 | 9 Korrik 2020

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë dy seancat e mbetura, si dhe do të mbahet seanca e re.

Vazhdimi i dy seancave parapake do të nis nga ora 10:00, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet seanca e re.

Në këtë seancë pritet të votimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, si dhe draft rezoluta lidhur me dialogun Kosovë- Serbi.

Ndërsa në seancën e re pritet të diskutohet kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit.

Ky është rendi i ditës për seancat e mbetura:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Vazhdimi i seancës tjetër me vetëm një pikë te rendit të ditës.

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Rendi i ditës për seancën e re, që pritet të nis nga ora 11:00:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

4. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT),

5. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

6. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,

7. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara