Qeveria shkarkon bordin e KRU Mitrovica

10:39 | 3 Qershor 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të kompanisë rajonale e ujësjellësit Mitrovica.

Ky shkarkim është propozuar ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari

Ajo ka përmendur arsyet që kanë quar në këtë propozim.

“I propozoj Qeverisë së Kosovës të shkarkoj bordin e drejtorëve të KRU Mitrovica. Qeveria duhet t’i shkarkoj drejtorët kur ka arsye për të besuar se ka detyrat financiare. Ndërmarrja ka dështuar në realizim e projekteve me përkrahje ndërkombëtare dhe është tërhequr ndihma nga Luksemburgu”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara