Qendra Multifunksionale furnizohet me pelet, nuk i jepet tenderi kompanisë më të lirë

22:10 | 17 Shkurt 2020

Ani pse ka kaluar gjysma e shkurtit e temperaturat po kalojnë 15 gradë, një ndërmarrje në Kosovë tashmë është furnizuar me pelet.

Bëhet fjalë për Qendrën Multifunksionale në Mitrovicë, e cila ka paguar rreth 41 mijë euro ose saktësisht 40.875,00  euro për tenderin me titull ‘Furnizim me pelet për ngrohje’.

Kështu thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se tenderin e kanë fituar Grup i Operatorëve Ekonomik   IBM SH.P.K.; Majlinda Bajraktari B.I.  Ndërsa numri i tenderëve të pranuar ishte pesë.

E tek informacionet shtesë del se një nga OE kishte ofruar çmim më të ulët se fituesi.

“BASRI SOPIANI BI”, për këtë furnizim kishte aplikuar me vlerë të kontratës më të lirë për afër 9 mijë euro ose saktësisht prej 32.617.50.

Kohëzgjatja e kontratës është  36 muaj ose 3 vite.

Kujtojmë që hapja e kësaj qendre ishte miratuar në  janar të 2018-es me kërkesë të Ministrisë së  Zhvillimit Ekonomik.

Ish- ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka kishte deklaruar se qendra do të ketë statusin  e Shoqërisë Aksionare.“Ndërmarrja e re do të ketë statusin e Shoqërisë Aksionare me 100 për qind aksione të Komunës dhe do të funksionoj përmes Qeverisjes Korporative”, kishte thënë ministri Lluka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara