Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë

10:05 | 26 Mars 2020

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit ka ndodhur një defekt në një tubacion të ujit.

Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.

“Linja e cila ka pësuar defekt është linjë azbest cement DN 100 mm. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe po ashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet”, njofton kompania.

Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara