Ministria e Shëndetësisë jep 130 mijë euro për sigurim fizik

13:05 | 23 Mars 2020

130 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës sigurimi i objektit të sa dhe i depos së barnave.

Sigurimi do të jetë fizik ndërsa do të bëhet për 3 vite, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit publik.

Aty thuhet se për kontraten me titull “Sigurimi fizik i objektit te MSH-se dhe depos se barnave” fillimisht ishte parashikuar vlera e kontratës prej 138.000,00 euro ndërsa pas hapjes së tenderit në mesin e 9 tenderëve të pranuar çmimi më i ulët i ofruar ishte 129.851,40 euro ndërsa ai më i larti 141.181,86.

Fitues ka dalë Grupi i Operatorëve Ekonomik “NAZERI 2000 SH.P.K. DEGA NE KOSOVE; MANAG.&DEVELOPMENT ASSOCIATES L.L.C.”, të cilët kishin ofruar edhe çmimin më të ulët.

Në njoftim thuhet kontrata nuk ka mundësi të nënkontraktohet.

Nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet sot më 23 mars./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara