Miliarderët në botë humbën plot 388 miliardë dollarë gjatë vitit 2018

09:36 | 13 Nëntor 2019

Miliarderët në botë u goditën fuqishëm në vitin 2018.

Sipas një raporti nga banka zvicerane UBS dhe PwC, përcjell Telegrafi, pas pesë vitesh rritje, pasuria e përgjithshme e tyre ra me 4.3 për qind ose 388 miliardë dollarë.

Deri në fund të vitit 2018, kishte 57 miliarderë më pak. Raporto thotë se shkak për këtë janë bërë një sërë ngjarjesh ekonomike dhe financiare, përfshirë tensionet tregtare dhe paqëndrueshmërinë e tregut.

Duket se situata në fjalë ka goditur më rëndë Azinë, pasi miliarderët e kontinentit panë rënie më të thella të pasurisë së tyre, krahasuar me homologët e tyre në shtetet e tjera. Vlera neto e miliarderëve kinezë u ul me 12.3 për qind dhe si shkak i kësaj mendohet zhvlerësimi i monedhës kineze ndaj dollarit amerikan. Rajoni humbi numrin më të madh të miliarderëve dhe Kina e India ishin vendet me rëniet më të mëdha. Kina humbi 48 miliarderë, duke mbetur me vetëm 325 miliarderë.

Megjithatë kur vjen puna tek tensionet tregtare, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që i inicioi ato, lidhur me ecurinë e njerëzve të pasur tendencat kanë qenë tepër pozitive. Pavarësisht humbjeve në të gjithë botën, miliarderët amerikanë ecën mjaft mirë vitin e kaluar.

Në fund të 2018-së, Amerika pati 89 miliarderë nga 70 që ishin në vitin 2017. Ndërmarrësit e teknologjisë amerikane vazhduan të shtyjnë më tej ekonominë botërore, duke nxitur gati një të tretën e rritjes së pasurisë së miliarderëve gjatë pesë viteve të fundit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara