Mësoni se çfarë presin bizneset në Kosovë, nga marrëveshja me Serbinë

09:29 | 18 Nëntor 2019 | Vlora Selimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka prezantuar sot hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Rukiqi ka thënë se ky hulumtim paraqet pritjet e sektorit privat në raport më këtë marrëveshje.

“Në pyetjen se sa ka ndiku Serbia dhe propaganda ndaj Kosovës, janë 75 për qind të bizneseve të cilët thanë se ka pas ndikim negativ të imazhit tek prodhuesit kosovarë. 41% e ndërmarrjeve thonë se do të këtë ndikim në biznese marrëveshja Kosovë-Serbi. 66% e bizneseve mendojnë se do të ulet kostoja e transportit pas marrëveshjes. Si konkluzion, bizneset e vendit e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë pasi  besojnë  se do të këtë rritje të eksportit dhe lehtësira në procedurat e tjera si dhe investime”, tha Rukiqi në një konferencë për media.

Sipas tij, vonesat e formimit të Qeverisë po dëmtojnë sektorin e bizneseve në Kosovë.

Ky hulumtim është zhvillu  me një numër të madh të bizneseve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara