Mega Holdings e Turqisë zyrtarizon shtrirjen në Ballkan

16:31 | 27 Shkurt 2015

Tiranë, 27 shkurt – Mega Holdings Turqi, pas prezencës në Afrikë dhe në disa vende të Europës do të shtrijë aktivitetin edhe në rajonin e Ballkanit. Me anë të një ceremonie në Shqipëri është bërë edhe hapja zyrtare e përfaqësisë e cila do të operojë në 6 vende të Ballkanit, raporton Anadolu Agency.

Kjo përfaqësi do të operojë dhe veprojë në gjashte vende si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Drejtori për Ballkan i kompanisë Mega Holdings, Fatih Jazëxhë (Fatih Yazıcı) në fjalën e mbajtur në ceremoninë e hapjes tha se: “Ne kemi ardhur në këtë vend për ti shtuar vlerën, për të krijuar një ndryshim, për të mësuar dhe për ti mësuar”.

Ndërkohë i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar i cili ka theksuar se ky investim kuptimplotë për të dy vendet dhe veçanërisht për Shqipërinë është një avantazh i madh. Bajrkatar ka deklaruar më tej se Dhoma e Tregtisë Turqi-Shqipëri e krijuar nën udhëheqjen e ambasadës lehtëson punën e investitorëve që vijnë nga Turqia dhe luan një rol lidhës mes dy vendeve.

Më pas Presidenti themelues i kompanisë, Mesut Opengin (Mesut Öpengin) ka deklaruar se kjo kompani në filozofinë e saj ka dy objektiva kryesorë, ku një prej tyre është se në botën e internetit të gjithë duhet të kanë një website dhe se ata e kryejnë këtë me softwerin unik Easy Builder, ndërsa objektivi i dytë është se përdoruesit pasivë të internetit duke i shndërruar ata si përdorues aktivë të tij të kenë mundësi të krijojnë një biznes të tyre pa shpenzuar ndonjë kapital.

Mesut Opengin ka shtuar më tej se “ne kemi ardhur në Shqipëri si një domosdoshmëri për të rinjtë dhe botën e biznesit, dhe duke besuar se do të jemi një derë e hapur për botën”. Sipas tij Turqia dhe Shqipëria kanë një histori e cila bazohet në 600 vjet vëllazëri dhe shpreson që investimet e kryera të jenë një rast i mirë për të dyja palët.

Ndërsa Selman Olgun i cili ka dhënë shumë kontribut në organizimet e Mega Holdings në Europë dhe në Ballkan ka theksuar se me sinergjinë e krijuar në Turqi dhe në Europë, ajo do të krijohet edhe më shpejt në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara