Mbi 4 milionë euro pritet të kushtoj renovimi i UP-së

12:07 | 6 Gusht 2020 | Agnesa Çitaku

Do të rinovohen të gjitha hapësirat e objekteve të Universitetit të Prishtinës’ Hasan Prishtina’.

E, për këtë është planifikuar të shpenzohet vlera prej mbi 4 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 4 milionë e 200 mijë euro.

Ndërsa, kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj .

Te kushtet e pjesëmarrjes thuhet se ndër të tjera me rastin e aplikimit duhet dorëzuar edhe ‘një dokument të lëshuar nga Gjykata kompetente që vërteton se operatori ekonomik i përmbush “Kërkesat e përshtatshmërisë”- të jetë i lëshuar së paku deri në tremujorin e fundit para datës se publikimit të Njoftimit të Kontratës”.

Gjithashtu ‘Operatori ekonomik ose grupi i Operatoreve Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi së ka përfunduar me sukses projekte në fushën , e renovimeve dhe ndërtimeve në vlerë prej 3,000,000.00 euro në fushën e renovimeve, 3,000,000.00 euro në ndërtim.

Lloji i procedurës është i hapur, ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është kriter për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 26.08.2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara