Maqedonia po mashtron kosovarët, sasia e djathit qe shkruhet në paketim nuk është e njëjtë me atë reale

11:06 | 4 Gusht 2020

Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta.

Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit që shkoi.

Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori.

Ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara