Mabco Constructions kërkon puntorë për Kazakistan

12:19 | 4 Nëntor 2019

“Mabco Constructions” shpk ka hapur konkurs për 20 vende të lira punë. Kjo kompani kërkon dhjetë monter të ujësjellësit dhe dhjetë monter të kanalizimit.

Një ndër kushtet që duhet  plotësuar të interesuarit për këto vene pune, është që mosha e tyre të jetë 50 deri në 55 vjet.

Konkursi i plotë:

Mabco Constructions sh p k

Aziz Abrashi nr.140 Z.Industriale

Shpallë

KONKURS

Për pranimin e

– Punëtorëve për punë jashtë vendit

  • 10(dhjetë) Monter të ujësjellësit
  • 10(dhjetë) Monter të kanalizimit

Kushtet: 

  1. Të kenë diplomë (certifikatë) për profilin e cekur ose dëshmi mbi përvojën e punës në kohëzgjatje prej së paku 3-5 vite
  2. Të kenë moshën jo më e vjetër se 50-55 vjet

Të gjithë aplikuesit do të i nënshtrohen intervistimit

Konkursi mbetet i hapur shtatë (7) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit.

Kandidatët e interesuar, aplikacionet për konkurrim i marrin në Zyret e “Mabco Constructions” shpk Rruga Aziz Abrashi nr.140 z,Industriale Prishtinë-F.Kosovë

çdo ditë pune prej orës 8:00-16:00

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara