Kryeministri kinez: Pekini do të vazhdojë reformën në ekonomi

14:18 | 20 Tetor 2018

Kryeministri kinez Li Keqiang tha në një takim midis liderëve aziatikë dhe evropianë në Bruksel se Kina do të vazhdojë të hapë ekonominë e saj, të shtyjë përpara reformat dhe të përmirësojë mjedisin e saj të biznesit, njoftoi të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Li tha se vendet aziatike dhe evropiane duhet të mbrojnë multilateralizmin dhe sistemin e tregtisë së lirë të bazuar në rregulla, njoftoi Xinhua.-përcjell arbresh.info

Kina është në mes të një lufte të përkeqësuar tregtare me Shtetet e Bashkuara, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump duke kërkuar ndryshime gjithëpërfshirëse në pronën intelektuale të Kinës, subvencionet industriale dhe politikat tregtare.

Ekonomia e Kinës po përballet me një ngadalësim të thelluar si pasojë e luftës tregtare me Shtete e Bashkuara të Amerikës, mirëpo kryeministri kinez Li tha se pavarësisht vështirësive që ka ekonomia kineze, ajo është stabile.

Brukseli ndan shqetësimin e Uashingtonit rreth praktikave tregtare të Kinës, por dallon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si ta detyrojë reformën kineze.

Li Keqiang tha se ekonomia e Kinës është e shëndetshme, por po përballet me sfida duke përfshirë ndryshimit në mjedisin e jashtëm.

Ai tha se Kina do të vazhdojë të lëvizë drejt një kursi të orientuar drejt tregut, nuk do të angazhohet në zhvlerësim konkurrues dhe se juani mund të mbetet në thelb i qëndrueshëm në një nivel të arsyeshëm.

Kryeministri kinez tha se mbështet përmirësimet e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), por ndryshimet duhet të bëhen në bazë të rregullave ekzistuese të Organizatës Botërore Tregtare dhe interesat e vendeve në zhvillim duhet të respektohen, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve  Xinhua./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara