Kosova ka rezerva të mjaftueshme të grurit

11:58 | 23 Mars 2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar se Kosova ka grurë të mjaftueshëm dhe se rajoni është i furnizuar mjaftueshëm.

Mustafa gjatë një konference për medie, pas gjendjes së paraqitur nga Coronavirusi, ka thënë se bujqit kosovar po prodhojnë mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.

“Edhe në këtë kohë që po kalojmë, bujqit tonë mund të prodhojnë në sasi dhe cilësi, për përmushjen e nevojave elemetare të familjeve kosovare. Kemi grurë të mjaftueshëm. Nuk ka krizë në rajon me furnizim”, tha Mustafa,

Ai ka shtuar se është siguruar koridori i furnizimit për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Në koordinim të vazhdueshëm me homologët e mi në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut, kam arritur të siguroj korridor për furnizim për bujgësinë dhe blegtorinë, duke evituar kështu një krizë për këta dy sektorët”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara