Komunat e Kosovës përfitojnë grante me mbi 2.7 milionë euro nga Banka Botërore

15:42 | 27 Shkurt 2020

Ministri Besnik Bislimi priti në takim drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re.

Fokus i takimit të sotëm ishte edhe investimi në zhvillimin e aftësive të rinisë si pjesë e faktorëve në ngritje të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Me këtë rast Bislimi dhe Gelder nënshkruan një grant marrëveshje në vlerë prej 2,785,000 dollarë, e cila i dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.

Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore.

Gjithashtu, sot nga të dyja palët u nënshkrua edhe letër këmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara