Kompania e Sigurimeve “Sigma” bën pastrim parash (Dokument) | arbresh.info
para-ne-dore

Kompania e Sigurimeve “Sigma” bën pastrim parash (Dokument)

Kompania e Sigurimeve Sigma Vienna Insurance Group dyshohet se ka falsifikuar policat e sigurimit në sigurimin e një tenderi që ka fituar kompania “Albi” në Rahovec në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Burime të Arbresh.info, brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bëjnë të ditur se kjo ministri e ka kuptuar falsifikimin që i ka bërë “Sigma” policës së sigurimit, pasi vula e kësaj police siç mësohet nuk është regjistruar fare në Bankën Qendrore të Kosovës.

Për këtë arsye, siç mëson Arbresh.info, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ankuar sot në Bankën Qendrore të Kosovës.

Tenderi ka të bëjë me renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndërkohë që “Sigma” e ka siguruar atë deri në vlerë prej 10 mijë euro.

Arbresh.info ka provuar të kontaktoj me zyrtarë të kompanisë së Sigurimeve “Sigma” për të marrë qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./arbresh.info.

dokument 331




5 thoughts on “Kompania e Sigurimeve “Sigma” bën pastrim parash (Dokument)

  1. Azem

    Kjo eshte kompani mafiozash ktu ka veq njer te korruptuar shpresojm qe ksaj her banka qendrore e kosoves do te ja jep denimin e merituar

Leave a Reply