Historia e italianit që hapi piceri në Lungomare: S’më kishin folur mirë për Shqipërinë…(VIDEO)

17:07 | 7 Gusht 2019

Investimetet që janë kryer në Vlorë kanë rritur interesin për hapjen e bizneseve të reja në Vlorë, jo vetëm nga biznesmen vendas, por edhe të huaj. Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Vlorës,  Dritan Leli gjatë inaugurimit të një biznesi të ri, të hapur nga një shtetas italian në zonën e Lungoares.

Investimet që janë kryer në Vlorë kanë rritur interesin për hapjen e bizneseve të reja në këtë qytet jo vetëm nga biznesmen vendas, por edhe të huaj. Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Vlorës,  Dritan Leli gjatë inaugurimit të një biznesi të ri, të hapur nga një shtetas italian në zonën e Lungoares.

“Dikur këto hapësira askush nuk donte që t’i merrte me qira apo t’i shndërronte   në biznese. Sot këto hapësira janë pothuajse të zëna.  Sot është hapur një piceri . Një shef nga Italia ka ardhur në Vlorë për të ju bashkuar investitorëve seriozë shqiptarë. I njëjti trend i cili u zbatua në Lungomare do të jetë edhe në bulevardin “Ismail Qemali”. Do të bëhet një nga zonat më atraktive”, tha Leli.

Me 25 vite karrierë në gastronomi dhe me mjaft çmime të fituara, napolitani Xhenaro Vitielo, ka hapur në Vlorë një piceri. Vitielo shprehet se përpara se të vinte këtu kishte dëgjuar fjalë jo të mira për Shqipërinë, por pasi erdhi këtu ka  parë një realitet tërësisht ndryshe.

“Jam nga Napoli dhe vij për herë të parë në këtë qytet. Përpara se të vija këtu nuk më folën mirë, por me sytë e mi shoh një realitet tërësisht ndryshe.  Shoh shumë njerëz në piceri dhe në shëtitore. Shpresoj qe lokali të frekuentohet”, tha Vitielo.

Nga 85 subjekte që ndodhen në Lungomare të Vlorës, 30 prej tyre janë hapur vetëm këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara