Haradinaj: Do ta pengojmë heqjen e taksës, do të mobilizojmë edhe qytetarët

17:25 | 28 Shkurt 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka bërë të ditur se do të kundërshtojnë vendimin për largim të takës.

Haradinaj ka thënë se do të mobilizohen në seancën e Kuvendit, shkuan arbresh.info.

Por, ai ka premtuar edhe mobilizim qytetar.

“Aleanca e ndjen për detyrë të mobilizohet në këtë rast për të penduar mashtruesin Kurti në këtë drejtim të rrezikshëm për vendim. Përveç në Parlament do të bëjmë edhe mobilizim qytetar publik, vetëdijesim për të gjithë ne që ta pengojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

E të enjten në një konferencë për medie kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se taksa doganore 100% ndaj shtetit serbë do të largohet më 1 prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara