Haradinaj: Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm!

11:02 | 29 Janar 2018

“Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm. Qeveria do t’i mbështesë të gjithë ata që e kanë këtë mision”, kjo ishte porosia e Kryeministrit të Republikës së
Kosovës, Ramush Haradinaj në hapjen e takimit me komunitetin e biznesit dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

Bërja bashkë e bizneseve, përmes Odës Ekonomike kishte për qëllim prezantimin e projekteve konkrete që do të paraqiten në samitin e radhës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që do të mbahet më 26 shkurt në Londër.

“Kemi punuar intensivisht që të jemi afër sipërmarrësve. Ajo që na intereson është pjesa të cilën sipërmarrësi nuk mund ta mbuloj vetë, pra, aty ku përfundon mundësia dhe kapaciteti i sipërmarrësit për projektet që i ka, të vije në shprehje Qeveria e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Këshilltari i Kryeministrit dhe Koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi tha se takimi i sotëm po mbahet në vazhdën e përgatitjes për konferencën e BERZH-it dhe në koordinim më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të selektohen projekte konkrete, të cilat më pastaj i prezantohen Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, kërkoi avancimin e dialogut publik-privat i cili do të jetë në funksion të së ardhmes.

Ndër projektet e përmendura kryesonin ato për energjinë alternative derisa u propozua nga bizneset nevoja e krijimit të një organizate të specializuar, e cila do
të merrej me përpilimin dhe zhvillimin e projekteve dhe të cilat më vonë do të Prezantoheshin në forume ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara