Gjigandi botëror investon 400 milionë euro në Serbi

14:12 | 16 Prill 2018

Kompania e famshme kineze për prodhimin e gomave “Linglong” po i afrohet vendimit për të investuar në Serbi. Sipas mediave serbe negociatat janë në fazën përfundimtare.

Ky llogaritet të jetë investimi më i madh i huaj në industrinë serbe.

Ky është një investim me vlerë 400 milionë euro. Qëllimi është që të prodhohen dhjetë milionë goma për automjete pasagjerësh në vit, dy milionë për kamionë dhe 10.000 goma për automjetet jashtë rrugës.

“Gazeta evropiane e gomave”, duke iu referuar burimit kinez, njofton se kinezët kanë vendosur që Serbia është zgjedhja përfundimtare. Lajmi u transmetua gjithashtu nga gazeta komerciale Çeke “Hospodarska novina”, sepse Republika Çeke u konsiderua si një kandidat serioz.

– Edhe pse presidenti çek Miloš Zeman tha se fabrika e gomave kineze do të zgjedhë Serbinë midis Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë dhe Serbisë – shkruan gazeta çeke./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale