Gjermania prin në Kosovë për investime të huaja

08:11 | 7 Janar 2020

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sa i përket origjinës së Investimeve të Huaja Direkte (IHD), Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD 53.4 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.2 milionë euro, SHBA-të me 27.9 milionë euro.

Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018, raporton RTK.

Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018).

“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (150.8 milionë euro) dhe krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 1.1 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara