Gjermania kërkon 45 mijë deri 60 mijë shoferë kamionësh

15:44 | 4 Qershor 2019

Televizioni gjerman ZDF, ka raportuar që po ka mungesë të qindra vozitësve të kamionëve dhe kjo mund të shpie në mungesë të artikujve nëpër raftet e supermarketeve.

Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë, kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45 mijë deri në 60 mijë vozitës kamionësh, dhe zëdhënësi i tyre ka paralajmëruar që ata janë “afër kolapsit” shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.

Ky lloj pune nuk po është tërheqës shkaku i pagave dhe kushteve të këqija te punës dhe kjo ka shtyrë përfaqësuesit e kësaj fushe për të premtuar se do t’i përmirësojnë ato.

Ata gjithashtu duan që të marrin më shumë gra mes vozitësve profesionistë për momentin, pasi që vetëm 1.7 për qind e vozitësve të kamionëve në Gjermani janë gra. /Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara