Gjatë marsit pati ngritje të çmimeve, mes tyre edhe të bukës e mishit

11:31 | 5 Maj 2020 | A.Çitaku

Gjatë muajit mars në Kosovë disa produkte kanë pësuar ndryshim të çmimit krahasuar me një muaj më parë.

E tek mallrat që u vërejt ngritje të çmimit hynë edhe buka, mishi dhe pemët, shkruan arbresh.info.

Në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se ngitje të çmimeve pati edhe veshjet, pijet alkoolike dhe mallrat dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2%); mish (0.4%); pemë (7.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); pije alkoolike (2.1%); veshje (2.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.4%) në IHÇK. Si dhe, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, pa ndonjë ndikim në IHÇK”, thuhet në njoftim.

ASK ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë muajit mars kishte edhe rënie të çmimeve si në perime dhe rënie të çmimeve të naftës dhe benzinës.

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-13.7%); veshje (-0.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.5%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime të transportit (-2.7%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1 për qind) në IHÇK. Si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupeve pa ndonjë ndikim në IHÇK”, thuhet më tej./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara