Gërxhaliu: Të pakënaqurit me situatën politike, nuk do lejohen të rrëzojnë kamionët me mall

11:40 | 18 Mars 2016

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se të gjithë ata që kanë pakënaqësi me situatën politike në vend, nuk do të lejohen që të dalin në autostradë dhe të rrëzojnë kamionët me mall, pasi që është shkelje e vullnetit të bizneseve në Kosovë.

Kryetari i Odës këtë deklaratë e ka dhënë sot në një konferencë që është mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës ku të pranishëm ishte edhe ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Hykmete Bajrami.

Në takim po ashtu është diskutuat për zonat industriale ku do të ndërtohen, udhëzimin për lirim nga tatimet dhe disa nga ligjet që janë në plotësim – ndryshim për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se në këtë takim u diskutua edhe për Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit dhe për zonat ekonomike në tërë Kosovën.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se unifikimi i numrit të bizneseve do të ndikojë në uljen e burokracisë. Ajo tha se ka filluar fushata për njoftimin e bizneseve për obligimet që vinë nga MSA.

Ministri i Finan cave, Avdullah Hoti tha se kanë synim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe reformat për zvogëlimin e burokracisë.

Shpërndaje në rrjete sociale