Dalin pagat e punëtorëve të administratës publike

11:34 | 26 Mars 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

Pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria e Kosovës.

“Njoftojmë se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e obligimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në njoftimin e MFT-së.

Po ashtu, MFT thotë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara