Bizneset i ankohen Doganës rreth problemeve në transaksione

10:54 | 4 Shtator 2019

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, kanë zhvilluar një takim me temën “Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve dhe prodhuesve vendës”.

Pas takimit në një konferencë për media Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, është shprehur i kënaqur më bashkëpunimin që kanë më Doganën.

“Patëm shumë tema që i përket doganave dhe bizneseve në Kosovë. Dogana është taksa mbledhësi më i madh ndërsa bizneset taksa dhënësi më i madh në vend. Doganat e Kosovës janë zbatues të ligjit. Bashkëpunim mbi një miliardë eurove dhe ndodhë që kanë probleme në transaksione në importe dhe eksporte. Do të tentojmë që mos të ndodhë asnjë. Duhet të rritet vetëdija për bashkëpunim reciprok për krijimin e një kulture fiskale”.

Edhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, është shprehur i kënaqur më bashkëpunimin që e kanë më AKB-në.

Madje drejtori Berisha, ka thënë se bashkëpunimi më komitetin e biznesit duhet të vlerësohet lartë.

“ Ishe kënaqësi që të jemi sot në AKB si një zë i fuqishëm i bizneseve. Dogana ka një rol të rëndësishëm për shtetin  Kosovës. Bashkëpunimi më komitetin e biznesit duhet të vlerësohet lartë. Dogana inkason edhe të hyrat për mallrat e importuara”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara