Bien ndjeshëm fitimet e Google në tre muajt e fundit

09:09 | 30 Tetor 2019

Alphabet publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të fundit të vitit 2019, duke treguar se shpenzimet po rriten me më shpejtësi sesa të ardhurat.

Kompania që ka në pronësi motorin e kërkimit Google, tha se kishte fituar 1.7 miliard dollarë më pak në tre mujorin e tretë sesa kishin parashikuar, ndërsa gjeneroi 175 milionë dollarë më shumë të ardhura, përcjell Telegrafi.

Aksionet e kompanisë ranë me 1.6 për qind për shkak të rënies së fitimit. Google ka shtuar shpenzimet në muajt e fundit sidomos në shërbimet cloud dhe pajisjet elektronike, dy sektorë të cilët i sheh të esencialë për ruajtjen e pozitës përballë Amazonit dhe Microsoftit.

Bizneset e reja po shtyjnë Google drejt shitjes së pajisjeve dhe licencave të përdorimit të teknologjive. Shpenzimet u rritën me 25 për qind krahasuar me një vit më parë prej 31.1 miliardë dollarë.

85 për qind e të ardhurave të Google vijnë nga shitja e reklamave dhe raportoi të ardhura prej 40.5 miliardë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara