PDK votoi pro rishikimit të buxhetit

15:34 | 13 Korrik 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar votën pro rishikimit të buxhetit të shtetit, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit në këtë kohë pandemie.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, gjatë debatit për rishikimin e buxhetit ka thënë se ky grup parlamentar me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka, do ta japë votën për dhe do të bëjë përpjeke që mes dy leximeve të korrigjohet, raporton arbresh.info

“ Ne kemi vendos si Parti Demokratike me jep votën për në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’i hapet mundësi përmirësimeve edhe pse s’është e lehtë, është bukur e vështirë. Në draftin që është propozuar është bukur-bukur vështirë, por do ta bëjmë maksimumin që të korrigjojmë me qëllim që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inate politike dhe njerëzit që presin pagesat, edhe punëtorët e sektorit privat, edhe bizneset, edhe familjet në asistencë sociale, edhe kategoritë tjera të kenë mundësi me i realizua. Prandaj, GP I PDK-së me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta jep votën për dhe do të bëjë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjohet”.

Ata që kundërshtuan ishin deputete e Vetëvendosjes  të cilët nuk morën pjesë as në votim./arbresh.info/

🔴#Live Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020

🔴#Live Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 13 juillet 2020

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara