Zemaj takon Bordin Këshillëdhënës për COVID-19: Bashkë ia dalim

10:30 | 4 Dhjetor 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar me Bordin Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19 me të cilët ka biseduar për situatën me pandeminë në vend.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse qytetarët respektojnë masat dhe të njëjtat mbikëqyren në mënyrë rigoroze, atëherë lufta me COVID-19 do të jetë e suksseshme.

“Gjatë takimit të sotëm me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për sitautën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë. Rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri. Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara