Veliu pret në takim Zemajn, apelojnë për respektim të masave

16:18 | 13 Gusht 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të koordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Të dy ministrat bënë apel tek qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe masat e IKSHP-së për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara