Valbona Selimllari mesazh qytetarëve: Duhet të vazhdojmë të ndjekim rregullat, derisa të ketë një vaksinë

23:06 | 21 Maj 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në ‘Facebook’ mesazhin e ish-missit Valbona Selimllari, e cila u bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të ndjekin rregullat, si higjena personale, larja e duarve, apo dhe distance të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.

‘Le ta shohim hapjen me pozitivitet por edhe me përgjegjësi të shtuar, duke mos harruar se duhet të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rregullat, si higjiena personale, larja e duarve shpesh, distanca mes njëri-tjetrit, të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.

Derisa të ketë një vaksinë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri. Vetëm kështu arrijmë të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt’, shprehet Selimllari./bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara