Spitalet rajonale në Shqipëri bëhen gati për Covid-19

22:23 | 12 Gusht 2020

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se po planifikon të ketë gati spitalet rajonale në rast se situate nga covid-19 do të përkeqësohet sidomos në vjeshtë dhe në dimër.

Gjatë inspektimit në spitalin rajonal të Lezhës të pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive, Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se po punohet që spitaleve rajonale të mos iu mungojë asgjë për përballimin e ndonjë fluksi të mundshëm pacientësh me Covid apo të dyshuar si me Covid.

“Me strategjinë e vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për spitalet COVID, ne e kemi të parashikuar përfshirjen e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital” .

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara