Shqipëria lejon dasmat, por me disa kushte

01:28 | 8 Maj 2020

Të gjitha çiftet e reja që kanë planifikuar të martohen këtë verë dhe duan të bëjnë një dasmë ëndrrash, duhet të gëzohen pasi nëse zbatojnë një protokoll të caktuar rregullash, do të mund ta bëjnë realitet.Nga data 23 qershor do të lejohen ceremonitë martesore, por jo me më shumë se 200 dasmorë prezent. Kusht për zhvillimin e ceremonisë do të jetë prania e një mjeku të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe një polic nga Ministria e Brendshme.

Sipërmarrësi Armand Peza në një intervistë për gazetaren e RTV Ora Rovena Neziri ka dhënë detajet e realizimit të ceremonive martesore këtë verë.Armand Peza: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Brendshme, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

Armand Peza: Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.

Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje. Armand Peza: Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.

Armand Peza: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur ti shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara