Rrëfime ekskluzive|Koronavirusi i bëri të pafuqishëm, dhe sot shoqëruesin më të afërt e kanë aparatin e oksigjenit

10:53 | 15 Korrik 2020 | Agnesa Çitaku

“Nuk po mundem me u ngrit në këmbë’, ‘të mos e marrin si hajgare sepse nuk është e tillë’, ‘t’i vendosin maskat, të kenë kujdes, mua m’ka mundu shumë’.

Këto mesazhe po i shprehin persona që janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tash e sa muaj hyrja në këtë Klinikë të QKUK-së është pothuajse e pamundur, e për të ruajtur rendin në afërsi të saj gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Personat e autorizuar për hyrje në infektiv duhet të jenë të pajisur me rroba të veçanta dhe të gjithë masat tjera mbrojtëse. Edhe ekipi i portalit arbresh.info “u izolua” dhe në këto hapësira intervistoi disa të shtrirë.

Në korridoret e Klinikës mbretëron qetësia absolute derisa atë e thyen vetëm zhurma e pajisjeve që u mundësojnë lehtësimin e frymëmarrjes pacientëve me Covid 1.

Pandemia po merr çdo ditë jetë të njerëzve në Kosovë. Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar dhe nëpër spitale rajonale janë qindra të shtruar shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo ditë po teston persona të dyshuar, dhe numri i rasteve pozitive çdo ditë vazhdon të jetë i lartë.

Bartja e maskës tashmë është bërë obligative, derisa ekspertët shëndetësor vazhdojnë të bëjnë thirrje edhe për mbajtje të higjienës personale dhe pastrim të vazhdueshëm të duarve.

Me oksigjenoterapi, por me pak fuqi që ju ka mbetur bëjnë thirrje për kujdes. Storia e realizuar nga gazetarja Agnesë Çitaku, kamëramani Rron Agolli, dhe montazheri LeonorPacolli, ju sjellë detajet.


 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara