Regjistrohen 594 raste me Covid-19 në Maqedoni

20:36 | 17 Tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.617 teste, ndërsa janë regjistruar 594 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-303, Kumanovë-22, Dibër-5, Shtip-13, Prilep-19, Tetovë-26, Strugë-12, Veles-17, Manastir-18, Ohër-10, Kavadar-7, Gostivar-12, Gjevgjeli-13, Strumicë-34, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Koçan-18, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Pehçev-1, Berovë-2, Vallandovë-7, Vinica-2, Delçevë-5, Kratov-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-17, Resnjë-7, Negotinë-3.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 162 pacientë të shëruar nga coronavirusi: Shkup-79, Shtip-8, Prilep-6, Tetovë-5, Strugë-1, Veles-2, Manastir-3, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-2 , Strumicë-12, Kriva Pallankë-6, Radovish-1, Koçan-8, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-8, Vallandovë-3, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-4.

Tre persona vdiqën në kushte spitalore, një pacient nga Kumanova (70), nga Prilepi (67) dhe një pacient nga Bogdanci (75).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.201./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara