Që tre muaj 22-vjeçarja në pritje të riatdhesimit

22:57 | 21 Maj 2020

Ajo atje kishte shkuar si vullnetare për të punuar në një radio, me 4 studentë të tjerë.

Kosovarët e mbetur jashtë shtetit gjatë kohës së pandemisë, po riatdhesohen.

Tani kur situata me pandeminë ka filluar të zbehet, atyre po u mundësohet rikthimi në Kosovë.

Vetëm të enjten, 56 shtetas të Kosovës, u riatdhesuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është vetë Ambasada e Kosovës që e ka bërë të ditur një lajm të tillë përmes një postimi në Facebook, ku dhe njoftoi se 30 prej qytetarëve të riatdhesuar janë studentë.

Përveç atyre, që ju është mundësuar kthimi, ka edhe prej atyre që tash e 3 muaj po kërkojnë të khehen, po nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

22 vjeçarja nga Mitrovica, Erza Kusari periudhën më të rëndë me pandeminë, e kaloi e vetme në Itali.

Ajo atje kishte shkuar, si vullnetare për të punuar në një radio, me 4 studentë të tjerë.

E njëjta kishte paguar biletat për kthim, por pasi pandemia kaploi botën, një gjë e tillë u pamundësua.

22 vjeçarja, gjatë kësaj periudhe është përballur edhe me probleme financiare.

E një ndihmë të tillë, ajo e kishte kërkuar nga Ambasada e Kosovës në Itali.

Por sipas saj, një ndihmë e tillë nuk ju ofrua asnjëherë.

Për, Erzën ishin të brengosur tejet shumë edhe familja e saj. Por, ata u munduan që t’i ndihmojnë asaj që ta kalojë këtë situatë sa më lehtë.

T7 ka tentuar të kontaktojë me ambasadën e Kosovën në Itali dhe Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjje në lidhje me rastin në fjalë.

Ndërkohë, sipas 22 vjeçares kur ky rast u bë mediatik, ajo pranoi një email fillimisht nga MPB, pastaj edhe nga MPJ.

Nga MPJ, në emailin që i kanë dërguar studentes, kanë thënë se po bëjnë gjithçka që është e mundur, për t’ju mundësuar riatdhesimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara