Prizren, 12 policë rezultojnë me coronaviurs

23:10 | 22 Maj 2020

Nga 19 raste të reja sa janë konfirmuar sot me coronavirus në Prizren, 12 prej tyre janë polic.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Nga 20 zyrtarët e testuar për COVID-19, mund të ju konfirmoj se 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv”, tha ai për telegrafin.

Me rastet e fundit të konfirmuara në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara