Një polic dhe dy punonjës fabrike konfirmohen me koronavirus në Prizren

00:40 | 24 Maj 2020

Nga shtatë rastet e konfirmuara sonte me koronavirus në Kosovë, tre prej tyre vijnë nga Prizreni.

E drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu në një konferencë për media ka bërë të ditur se të infektuarit janë një zyrtar policor, dhe dy punonjës të një fabrike.

Siç ka thënë ai, sonte në këtë komunë janë testuar 133 persona.

“133 teste, vetëm 3 kanë rezultuar pozitiv. Është një numër më i vogël sesa e kemi pritur. Vetëm një nga zyrtarët policor ka dal pozitiv. Dy të tjerët janë raste kontakte nga një ndërmarrje e cila është mbyllur tashmë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, tre raste tjera vijnë nga komuna e Vushtrrisë, dhe një nga komuna e Prishtinës./periskopi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara