Mungesa e mjeteve teknologjike bënë që 9.070 nxënës të mos marrin pjesë në mësimin online

13:16 | 17 Shtator 2020

Mësimin në distancë gjatë pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndjekur 9070 nxënës prej klasës së parë deri tek ajo e dymbëdhjetë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në seancën e sotme plenare.

“Numri i nxënësve që nuk e kanë ndjekur mësimin në distancë prej fillores deri në klasën e 12 është 9070, rreth 2.8 për qind në institucione publike, ndërkaq në institucione private siç është deklaruar është 100 për qind pjesëmarrja. Nga ky numër në arsimin parashkollor 2.8 për qind nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë. Në nivelin fillor 2 për qind, në nivelin fillor të mesëm të ulët 3 për qind, ndërsa në atë të mesëm të lartë 2.8 për qind. Numri i përgjithshëm prej 9070 nxënësve sipas statistikave të nxjerra për fëmijë të nevojave të veçanta është 8.7 për qind”, tha ai./arbresh.info/

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor, raporton kryeministri Hoti

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 17 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara