Monika Kryemadhi: E kalova COVID-in pa asnjë simptomë, e mora vesh pasi u operova

23:44 | 24 Nëntor 2020

Monika Kryemadhi zbuloi në Open se e ka kaluar Covid 19, por nuk pa pasur asnjë simptomë.

Ajo tha se këtë e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, ndërsa tha se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar covidin.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë.

E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin”, tha ajo në Open./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara