Mjekët paralajmërojnë: Të paktën një milion qytetarë vuajnë nga “sindroma e izolimit”

23:30 | 10 Maj 2020

Shoqata Psikiatrike në Itali ka lëshuar një tjetër alarm, ku ka theksuar se pas 3 muajve në izolim, një numër i madh i njerëzve janë duke vuajtur pasojat e “sindromës së izolimit”.

Kjo do të thotë se ata kanë frikë nga bota e jashtme dhe kjo ndodh vetëm me personat që vuajnë dënim të gjatë me burg. Njerëz të tillë kanë frikë të largohen nga shtëpia ku kanë kaluar dy muajt e fundit, ku ndjehen të sigurt, dhe kanë frikë nga bota e jashtme dhe mundësia e infektimit, trasmeton portal arbresh.info

Vlerësohet se të paktën një milion italianë vuajnë nga ky çrregullim.

Simptomat që nuk duhet të nënvlerësohen janë pagjumësia dhe nervozizmi. Personat që janë më të ndjeshëm janë ata që përshtaten dobët me kushtet e ndryshuara, si dhe ata që kanë probleme të tjera psikologjike.

Sipas hulumtimit më të fundit në Itali, Spanjë dhe Angli, stresi, ankthi, depresioni, frika nga humbja e punës, mungesa e parave, janë faktorë që kanë ndikuar që 41 përqind të italianëve, 46 përqind të spanjollëve dhe 42 përqind të anglezëve rrezikojnë të dalin me probleme psikologjike nga pandemia.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë, megjithatë numri në rritje i të vdekurve nga Britania e Madhe e ka tejkaluar atë.

Italia ka lehtësuar masat e izolimit gjatë këtij muaji, megjithatë rënia ekonomike është një tjetër sfidë që po përballen italianët. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara