Më shumë se 2000 raste të reja me COVID-19 në Itali

17:36 | 1 Tetor 2020

Italia ka raportuar 2548 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten,  duke raportuar kështu si ditën e parë që shteti ka kaluar dymijëshin me rate të reja në një ditë, që nga 29 prilli, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info

Kujtojmë se, Italia ishte vendi më i goditur në botë nga pandemia, deri tash ka regjistruar më shumë se 314 mijë raste pozitive e më shumë se 35 mijë vdekje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara