Maqedoni: Donacion nga Katari për përballje me Covid-19

09:27 | 19 Maj 2020

Donacion – ndihmë për tu përballur me Covid-19 nga Katari – do të arrijë sot në Aeroportin e Shkupit me një aeroplan kargo të kompanisë ajrore të Katarit – Qatar Airways, komunikoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Donacionin do ta presin zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, në prani të Hamad Jasim Al- Mahmud, ushtrues detyre ambasador i Katarit në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara