Labi i kundërpëgjigjet Vjosa Osmanit në lidhje me ligjin e ri, ku ndëshkohen personat që thonë s’ka virus

23:55 | 7 Gusht 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në seancë tha se pret që me miratimin e Ligjit anti-COVID, të parashihen edhe ndëshkimet në veçanti për personat të cilët e shfrytëzojnë pozitën e tyre në shoqëri për të shpërndarë dezinformata, duke deklaruar se COVID-19 nuk ekziston.

Kryeparlamentarja tha se dëmi që bëjnë në shoqëri këto lloj të deklaratave është i madh dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar, shkruan portali arbresh.info

Pas kësaj deklarate, nuk kishte si most ë reagonte njeriu me i zëshëm në këtë kohë pandemie Labinot Tahiri, i cili në një prej deklaratave të tij muaj më parë, kishte thënë se nuk ka virus.

Ai publikoi një video të marrë nga ndjekësit, ku shihet një numër i madh i qytetarësh duke u argëtuar me këngët e tij.

“Runu se ka me ju lidh tash Vjosa Osmani, e po pres mos po më lidh edhe mua, e se bashku me mua edhe shumë ndërkombëtarë që thonë lloj-lloj deklarata lidhur me Virusin! E bre Vjosa tybe unë nuk ju kam thënë me dalë sonte këtyre të rinjëve e mos jau prishni lumturinë! Punoni për Liberalizim se i keni lan mbyllur dhe bëni ligje për me ndal drogën ndaj te rinjëve dhe hajninë ku berdhama vjen prej Kuvendit. Qao qao Vjosa. Me respekt, Labi-FKSH”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, Labi ka qenë iniciatori i organizimit të protestës që është mbajtur para një muaji para Qeverisë së Kosovës.

Në këtë marsh janë shfaqur artistë të ndryshëm të estradës shqiptare, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërkaq, Labinot Tahiri gjatë fjalimit që mbajti e ka cilësuar pandeminë coronavirus si gënjeshtër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara