Kuvendi voton sot aktin normativ të qeverisë për faljen e gjobave të pandemisë

09:39 | 30 Prill 2020

Parlamenti do të votojë në seancën e sotme aktet e qeverisë që sanksionojnë faljen e gjobave të vendosura pas shpalljes së emergjencës natyrore.

Sipas këtij vendimi, patentat e bllokuara dhe makinat e sekuestruara do të kthehen, po ashtu edhe paratë e paguara nga këmbësorët e gjobitur apo prej drejtuesve të automjeteve të ndëshkuar për shkeljen e rregullave.

Vendimi ka hyrë në fuqi dhe institucionet po përgatisin të dhënat për zbatimin e tij. Ndërsa do të duhet që parlamenti të votojë aktin normativ për të sanksionuar zbatimin e tij.

Pas datës 8 maj gjobat dhe ndëshkimet e rregullave të ndalim qarkullimit do të vendosen në bazë të ndryshimeve të kodit penal./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara