Kryetari i Mitrovicës jep detaje për personin që vdiq nga koronavirusi

00:13 | 3 Korrik 2020

Ka shkuar në 55 numri i të vdekuve me koronavirus në Kosovë.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook. /orainfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara