Kryetari i Kamenicës tregon se nga vijnë tre rastet e reja me koronavirus

00:51 | 30 Qershor 2020

Kamenica sot konfirmoi edhe tri raste të reja me koronavirus, prej tyre një është nga Rogana, një nga Koretini dhe një nga Muqiverci.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook, tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 47, ndërsa 6 raste janë aktive.

“Numri i përgjithshëm i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritur në 47, kurse kemi akoma edhe gjashtë (6) raste të tjera aktive. Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona”, ka shkruar Kastrati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara