Koronavirusi kërcënon me mungesë të kafes

00:22 | 19 Prill 2020

Epidemia në Amerikën e Jugut mund të dërgojë në mungesë të kafes.

Për shkak të zvogëlimit të orarit të punës, mbylljes së bankave, vështirësisë në transport dhe frikës nga infeksioni, Bloomberg shkruan se mund të ketë mungesë të kafes në të ardhmen, transmeton portal arbresh.info

Kjo mund të ndodhë sepse nuk ka mjaftueshëm njerëz për të korrur në fushat e kafes.

Covid-19 mund të vështirësojë punën në Kolumbi, Brazil dhe Peru, të cilat përbëjnë gati dy të tretat e prodhimit të kafes në botë.

Korrja është vendosur që të fillojë muajin tjetër, megjithatë shumë punëtorë po lënë plantancionet për shkak të frikës së kontraktimit nga koronavirusi dhe pagave të ulta.

Më parë ishte parashikuar që vëllimet e prodhimit nuk do të ishin në gjendje të plotësonin kërkesën, dhe se rezervat e vitit të kaluar do të duhej të shfrytëzoheshin. Megjithatë, rritja e kërkesës për kafe në të gjithë botën ka bërë që rezervat të zvogëlohen.

Pritet që në të ardhmen të rritet edhe çmimi për kafen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara