Greqia regjistron shifër rekorde të rasteve me COVID-19

23:59 | 9 Gusht 2020

Greqia ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet. Të dielën janë regjistruar 203 raste të reja, është njoftuar nga autoritetet shëndetësore në Greqi, raporton agjencia Reuters.

Po ashtu është regjistruar një i vdekur, duke çuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në 212.

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja me COVID-19 dhe dy të vdekur si pasojë e virusit.

Në Ulçin janë regjistruar tri raste.

Numri total i të infektuarve në Mal të Zi ka arritur në 3618, ndërsa kanë vdekur 64 pacientë. Janë 1102 raste aktive./koha.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara